Ambiciet e Elbasanit për të fituar Kupën/ Gvozdenoviç: Skuadra ka mentalitet pozitiv për Kampionatin, synojmë fitoren në çdo ndeshje

0
13

Në studion e “Sport Focus” ka qenë i ftuar trajneri i skuadrës së Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç i cili ka folur për ecurinë e ekipit dhe ka shprehur kënaqësi në arritjet në çdo ndeshje.

“Deri tani jemi në rregull. Duhet të kemi tre-katër pikë. Jam i kënaqur me çunat, por kemi shumë ndeshje përpara dhe rruga është e gjatë deri në fund të Kampionatit.

Kampionati shqiptar është shumë i fortë. Çdo ndeshje është e fortë dhe çdo pikë ka vlerë.

Është vështirë të fitosh ën çdo ndeshje por Elbasani ka një mentalitet të mirë dhe gjithmonë kemi objektiva maksimale.

Edhe dje ishte kështu.

Për mendimin tim ishim skuadra më e mirë por edhe Flamurtari meriton ndoshta një pikë.

Ishte një barazim.” tha trajneri i Elbasanit.