Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të premte në Fivizzano të Italisë, ku u përfshi një ambulancë.
Sipas të dhënave, ambulanca me shpejtësi të lartë u përplas me një mur dhe për pasojë humbi jetën pacienti i moshuar, teksa u plagosën dhe 3 anëtarët e stafit.
Një vullnetar 50 vjeç u transportua me helikopter në spitalin e Pizës për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)