AMP i merr pasaportën oficerit të Policisë së Tiranës, dyshohet se fshehu provat për ndalimin e të vëllait

0
2

Një oficeri të Komisariatit nr.4 në Tiranë, i është sekuestruar pasaporta pasi dyshohet se bashkë me një shtetas tjetër kanë tentuar të fshehin provat për ndalimin e vëllait të tij, për kryerjen e një vepre penale.

Shtetasi E.P, vëllai i policit me iniciale E.P, është i dyshuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe vëllai oficer ka tentuar të fshehë provat, i ndihmuar dhe nga një shtetas tjetër.

Njoftimi i plotë i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj një punonjësi policie dhe një shtetasi të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

– Inspektor E. P., me detyrë Trupë Shërbimi / Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë.

– Shtetasi E. D., banues në Tiranë

Në vijimësi të hetimeve të thëlluara në kuadër të operacionit “Last rent”, ka dyshime se punonjësi i policisë në bashkëpunim me shtetasin e sipërpërmendur, kanë tentuar të fshehin prova materiale lidhur me ndalimin me datë 05.07.2025 të punonjësit të policisë E. P., (vëllai i punonjësit E. P.) i dyshuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.

Për ankesa me Qhatsapp 0694151511

Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”