AMP, kontroll në Kapshticë/ Gjendet heroinë në një automjet

0
2

AMP në bashkëpunim me pikën kufitare të Kapshticës po kryejnë kontrolle të përbashkëta mbi analizën e riskut.

Momentalisht, në doganë janë duke u kryer kontrollet policore në mjete, ndërsa mësohet se në një mjet është konstatuar një sasi droge, dyshohet rreth 6 kg heroinë.

Momentalisht nuk ka të arrestuar, por të shoqëruar, të cilët do të merren në pyetje për zbardhjen e mëtejshme të rastit.Ndërkohë vijojnë kontrollet dhe pritet që të ketë njoftim zyrtar nga policia kufitare.