Ana tregon nëse është në lidhje me Fationin

0
179

Ana Kauri të dielën në “Përputhen Prime” kërkoi të tërhiqej nga emisioni, pasi nuk e gjente veten të lidhur me asnjërin nga djemtë.

Ana së fundi kishte pasur një takim me Rinianin, me të cilin në fund u nda keq, duke ndarë në një mënyrë rrugët me të.

Por, teksa po largohej nga “Përputhen”, ajo i kishte kërkuar Rinianit të dilte me të, për të vazhduar njohjen jashtë emisionit.

Megjithatë, Riniani nuk pranoi, ngase Ana nuk i jepte siguri për të bërë një veprim të tillë.

Gjatë kohës kur Fatjoni ishte në emision, Ana ishte e afërt me të, ndërsa ai kishte deklaruar se do i pëlqente që ajo të dilte beqare nga emisioni.

E këtë “gëzim” e kishte shprehur edhe duke i komentuar Anës, duke bërë kështu që të shtohen dyshime se mes tyre ka diçka më shumë.

Së fundi, ndjekësit e pyetën Anën se a është e lidhur me Fatjonin, madje i kërkonin ta bënte publike lidhjen.

“Flitet që ti e Fationi jeni bashkë, nëse jeni pse se bëni publike? Përndryshe më pëlqen shumë si njeri”, i shkroi ndjekësi.

Ndërsa, përgjigja e prerë e Anës ishte “Më kanë ardhur shumë pyetje në lidhje me këtë Temë!! Poooor Jo Un dhe Fationi nuk jemi bashkë”