Carlo Ancelotti ka arritur fitoren e tij të parë si trajner i Brazilit, duke udhëhequr “Seleçaon” drejt një triumfi të rëndësishëm 1-0 ndaj Paraguajit në eliminatoret e Kupës së Botës “FIFA World Cup 2026”.Një gol i shënuar në pjesën e parë i mjaftoi skuadrës për të siguruar jo vetëm tre pikët, por edhe kualifikimin matematikor për në turneun e madh.
Me këtë fitore, Brazili ngjitet në kuotën e 26 pikëve dhe i bashkohet Argjentinës dhe Ekuadorit në grupin e skuadrave të kualifikuara për fazën finale të Botërorit që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Ekuadori siguroi gjithashtu kualifikimin pas barazimit 0-0 në transfertë ndaj Perusë, duke përfituar nga rezultatet e tjera të raundit. Ekuadorianët mbajnë vendin e tretë me të njëjtën kuotë pikësh si Brazili, por me një golavarazh më të dobët.
Argjentina, ndonëse barazoi 1-1 me Kolumbinë, vijon të kryesojë tabelën me 36 pikë dhe është prej javësh e kualifikuar. Ndërkohë, gara për vendin e katërt mbetet e hapur, me Uruguain, Kolumbinë dhe Paraguain, të cilat janë gjithashtu shumë afër kualifikimt.
Ancelotti, i cili mori drejtimin e Brazilit me synimin për të rikthyer lavdinë në skenën ndërkombëtare, shënon kështu një hap të rëndësishëm në nisjen e misionit të tij drejt Botërorit 2026.