Konkurrentja e re e “Për’puthen”, Sara Malaj, u refuzua nga dy djemë puntatën e djeshme. Fillimisht ajo zgjodhi Mevlanin, i cili tha jo dhe argumentoi përgjigjen e tij.
Zgjedhja e dytë ishte Murati, por edhe ai vendosi që të mos pranonte pasi nuk i pëlqeu se ishte zgjedhje sa për të thënë.
E teksa u refuzua nga dy djemtë, ishte Andi ai që pranoi ftesën e Sarës për takimin e radhës.
Këtu reagoi Jasmina, e cila e ka shprehur hapur pëlqimin e saj për të. Madje kujtojmë se në “Për’puthen Prime” ajo edhe u ngrit dhe e puthi në buzë, duke qenë se ishte Shën Valentini.
Një pjesë e skurtër nga biseda mes tyre:
Sara: Andin?
Jasmina: Avash aty mi motër
Andi: Po
Bora: Jasmin ça ishte ajo “avash” e?
Jasmina: Thjesht iu them kujdes të dyja anëve, kaq. Më shumë anës andej (drejtuar Andit), se këtej të bëjë çfarë të dojë
Bora: Me këtë kërcënim Andi, unë nuk e di si do të bësh ti një takim tjetër
Andi: Nuk ndihem i kërcënuar, po thjesht ajo mundet të flasë vetëm për vete
Jasmina: Edhe ti mundesh edhe të refuzosh, a kupton?
Expres