Megjithëse divorci u finalizua në vitin 2019, Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë akoma në “luftë” me njëri-tjetrin. Pas mosmarrëveshjes për kujdestarinë e fëmijëve, ish-çifti i famshëm janë përplasur sërish për një pronë luksoze që ata zotërojnë në Francë.
Bëhet fjalë për pronën, në të cilën ata i thanë po njëri-tjetrit në vitin 2014, në prani të gjashtë fëmijëve të tyre. Sipas një dokumenti që ka siguruar Fox News, Jolie akuzohet se po përpiqet të shesë aksionet e saj, duke mos lejuar ish burrin e saj t’i blejë ato.
Pitt pretendon se kjo është një përpjekje e Angelinës për të shmangur detyrimet ndaj tij pasi thuhet se ata kishin rënë dakord më parë që t’i jepnin njëri-tjetrit mundësinë për të blerë pronën nëse njëra prej tyre vendos të heqë dorë.
“Vlen të përmendet se gjatë katër viteve të fundit, Nouvel [kompania e Jolie] nuk veproi në interesin më të mirë të Quimicum duke vonuar sistematikisht miratimin e llogarive vjetore dhe rinovimin e menaxherit,” thuhet në padi. /abcnews.al