
Aktorja e famshme, Angelina Jolie, e ka humbur zyrtarisht betejën për të hequr gjyqtarin nga procedurat me ish-bashkëshortin, Brad Pitt.
Sipas Angelina Jolie, gjyqtari John W. Ouderkirk, i cili martoi çiftin në vitin 2014, nuk tregoi “marrëdhëniet e vazhdueshme të biznesit dhe profesionale që ka me ekipin ligjor të Pitt”.
Por, Gjykata Superiore e Kalifornisë vendosi zyrtarisht që Ouderkirk do të qëndronte në këtë çështje. Vendimi i gjykatës, i lëshuar të hënën, deklaroi se Ouderkirk e kishte bërë zbulimin e kërkuar kur ishte përfshirë më parë në çështje me firmën ligjore që përfaqësonte Pitt.
Nga ana tjetër kujtojmë se ish-çifti i njohur, që u nda në vitin 2016, duke i dhënë fund një marrëdhënie 12-vjeçare dhe dy viteve martesë, kanë gjashtë fëmijë së bashku, Maddox, 19-vjeç, Pax, 16, Zahara, 15, Shiloh, 14 dhe binjakët 12-vjeçarë Knox dhe Vivienne.
© SYRI.net
