Angelina Jolie tregon për herë të parë arsyen e ndarjes nga Brad Pitt

0
277

Aktorja e njohur, Angelina Jolie ka thyer heshtjen së fundmi për ndarjen nga Brad Pitt. Gjatë një interviste për revistën “British Vogue”, aktorja ka treguar arsyen e vërtetë të ndarjes së tyre.

Ajo shprehet se ky vendim ka ardhur vetëm për të mirën e fëmijeve të saj dhe janë thënë shumë gënjështra, kanë abuzuar për shkak të heshtjes së saj.

“Unë u ndava për mirëqenien e familjes sime. Ishte vendimi i duhur. Unë vazhdoj të përqendrohem vetëm tek ata. Disa kanë përfituar nga heshtja ime dhe fëmijët kanë dëgjuar vetëm gënjeshtra, por unë u kujtoj atyre se ata e dinë të gjithë të vërtetën. Në fakt ata janë gjashtë të rinj shumë të guximshëm, shumë të fortë”, tha Jolie.

Angelina dhe Brad janë prindër të gjashtë fëmijëve, Moddox, 18, Pax, 16, Zahara, 15, Shiloh, 12 dhe binjakët 11-vjeçar Knox dhe Vivienne.

/Ora News.tv