Angli/ Autobusi me nxënës del nga rruga dhe përfundon në lumë, raportohet për të lënduar

0
2

Një autobus që transportonte nxënës, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një lumë në Hampshire.

Si pasojë tre persona janë transportuar në spital. Dy helikopterë u dërguan për t’i ardhur në ndihmë të lënduarve, po ashtu edhe pesë ambulanca.

“Të gjithë nxënësit janë arritur të nxirren nga autobusi. Tre të lënduar janë dërguar menjëherë në spital”, thanë autoritetet.