Sonte do të kompletohet finalja e “Euro 2020” që do të zhvillohet të dielën nga ora 21:00.
Pas Italisë, sonte do të mësohet edhe finalisti tjetër, ku Anglia do të ketë punë me Danimarkën, raporton Gazeta Express.
Për “Tre Luanët” nuk do të jetë një sfidë aspak e lehtë, ani pse llogariten favorit – e cili luhet nga ora 21:00.
Danimarka, kundërshtari i sotëm i Anglisë, është skuadra e tretë me sulmin më të mirë në Evropian, ka shënuar 11 gola, derisa Anglia e pesta me tetë gola.
Anglia synon të shkruajë historinë, duke e rrëmbyer për herë të parë këtë trofe.
Anglia:
Danimarka: Schmeichel, Larsen, Christensen, Kjaer, Vestergaard, Maehle, Højbjerg, Delaney, Braithwaite, Damsgaard, Dolberg. /Gazeta Express/