Ankimoi masën e arrestit me burg të caktuar para dy viteve, Apeli i GJKKO “rrëzon” Alqi Bllakon

0
2

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me gjyqtare Saida Dollani, ka shpallur sot vendimin mbi ankimin e ish-deputetit Alqi Bllako, lidhur me zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg”.

Gjykata vendosi mospranimin e ankimit të paraqitur nga Bllako, përmes mbrojtësve të tij, avokat Ilir Mustafaj dhe avokat Euart Sheko, ndaj vendimit nr. 646, datë 07.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ky vendim nënkupton se masa e sigurimit “arrest në burg”, e caktuar më 07.10.2023, mbetet në fuqi.