Antonio u vetëv*a? Zbulohet se jetën ja mori e dashura, nëna e saj: Çdo gjë është e stisur

0
3

Një histori shokuese duket se është zbardhur nga gjykata e Korçës. Kejsi Spahillari është akuzuar për vrasjen e të dashurit të saj, Antonio Karafili. Ngjarja e trishtë ka ndodhur në Voskopojë, 7 vjet më parë.

Asokohe për shkak se Antonio i ndjerë u gjet i varur me një çarçaf në një pemë në periferi të Voskopojës, rasti u hetua dhe regjistrua si vetëvrasje. Por, hetimet kanë vijuar dhe pas mbledhjeve të provave, doli rezultati se në fakt nuk ishte vetëvrasje, por një vrasje. Antonio ishte viktimë dhe u vra nga Kejsi dhe një person tjetër, Rexhep Vathi. Dyshohet se Kejsi dhe Rexhepi kanë pasur një lidhje paralele dhe kanë mbytur me çarçaf të ndjerin, duke inskenuar kështu një vetëvrasje.

Kejsi u largua për në Kanada ku krijoi edhe familje, ndërsa në vitin 2024, Rexhepi i dha fund jetës duke u vetëvrarë. Prokuroria e Korçës ka nxjerrë edhe urdhrin e arrestit për Kejsin, ndërsa gjykata caktoi masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për akuzën e vrasjes me dashje në bashkëpunim. Më tej, mund të dalë edhe një urdhër arresti për kërkim ndërkombëtar.

Nëna e Kejsit, Ana Spahillari i hedh poshtë këto akuza duke thënë se çdo gjë është e stisur. ”Do të gjendet të dhëna biologjike në çarçaf se ka qenë Kejsi ishte ajo që e gjeti, bashkë me të ëmën e kanë prekur çarçafin. Nuk kishte arsye që Kejsi ta bënte këtë gjë. Ka nisur një luftë si me mullinjtë e erës, çdo gjë shpifet dhe besohet. Të bëhesh vrasës pa pasur asnjë provë. Kejsi nuk ka lidhje fare, ishin në Korçë. Kishin pasur një grindje, kishin shkuar në Voskopojë, ai nuk kishte dashur të zbriste, e kishte lënë aty. Vetë e ëma tha se e ngritëm peshë që ngritëm çarçafin, jo e gjetëm në tokë. Pas një muaji e gjysmë filluan edhe stisën këtë gjë”, thotë ajo.