Anulimi i mbledhjes së qeverive, Kurti refuzon të përgjigjet: Kam folur gjerë e gjatë…

0
74

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me anulimin e mbledhjes mes dy qeverive nga kryeministri Edi Rama.

I pyetur nga gazetarja e Top Channel në Kosovë Leonita Bajrami, ai ka refuzuar të përgjigjej duke thënë se i duhej të shkojë në zyrë.

GazetarjaPër anulimin e mbledhjes së qeverive?

KurtiKam folur gjerë e gjatë për këtë punë. Më duhet të shkoj në zyrë.

GazetarjaA po i ndihmon Shqipëria në këtë rast me anulim mbledhjeje?

Kurti refuzoi të përgjigjej

Një ditë para mbledhjes së dy qeverive, kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se arsyeja e anulimit të mbledhjes qeveritare në Gjakovë mes Kosovës dhe Shqipërisë është mos rënia dakord me homologun e tij Albin Kurti për ndryshimin e formatit.