Mësohet se lundrimi detar i ditës së sotme për linjën Vlorë Brindisi është anuluar, kjo për shkak të erës së fortë që ka përfshirë gjirin e Vlorës dhe dallgëzimit në det që shkon në 6-7 ball.
Gjithashtu është pezulluar dhe lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe peshkarexhat.
Sipas informacioneve kapitaneria do qëndrojë i pezulluar deri në një njoftim të dytë.