Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Florenc Çapjan, i cili u ekstradua pak kohë më parë nga Dubai, nën dyshimin se është përfshirë në dosjen ‘Plumbi i artë’.
Ndaj Çapjas rëndonte një masë sigurie në mungesë për akuzën e “sigurimit të kushteve për vrasje” në dëm te Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit te ish-kryebashkiakut te Elbasani Qazim Sejdini.
Përmes avokatit, Çapja ka pretenduar se nuk ka përdorur ‘Sky ecc’ dhe se akuza ndaj tij është ngritur vetëm nga një deklarim i Nuredin Dumanit e Henrik Hoxhajt.Në të njëjtën kohë Florenc Çapja është dënuar me burg për jetë si një nga porositësve të vrasjes së Gentian e Nezir Beqirit në 2012 në Elbasan.
Tch