Apeli le të paprekur vendimin për Nevaldo Hajdarit, 18 vite burg për policin që vrau Klodian Rashën

0
192

Gjykata e Apelit në Tiranë, ka lënë të paprekur vendimin e dënimit me 18 vite burgim të Nevaldo Hajdarajt, ish policit që ekzekutoi me armën e shërbimit, Klodian Rashës.

Klodian Rasha, u qëllua teksa ai po kthehej në shtëpi mesnatën e 8 dhjetorit 2020, pas përfundimit të afatit të orës policore.

Fillimisht autori i krimit Nevald Hajdaraj, pretendoi se Rasha mbante një armë pistoletë me vetë dhe kishte tentuar ta qëllonte, dhe për vetëmbrojtje ai e ka qëlluar i pari

Por pas verifikimit të pamjeve filmike rezultoi krejt kundërta, duke u vërtetuar se punonjësi i policisë e ka ndjekur me vrap, duke e qëlluar pas shpinë dy herë me armë.

Ngjarja e vrasjes së Klodian Rashës, solli reagime dhe protesta të dhunshme në Tiranë, njëherësh çoi dhe në dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi.