Apeli shtyn seancën gjyqësore për Laert Haxhiun, i pranishëm në sallë dhe Altin Dumani

0
25

Seanca gjyqësore për Laert Haxhiun në Gjykatën e Posaçme është shtyrë ditën e sotme. Haxhiu ka apeluar vendimin e GJKKO-së për burgim të përjetshëm për ‘Masakrën e Lushnjes’.

Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e një gjyqtari në trupën gjykuese për shkak të lejes vjetore.

Në seancën e sotme ka qenë i pranishëm në sallë dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani. Ndërkohë që çështja po ndiqet dhe nga babai i 32-vjeçarit Haxhiu.

Si ndodhi Masakra e Lushnjes?

Më 11 shtator 2017, në një lokal në qytetin e Lushnjes, Laert Haxhia dhe Orges Bilbili hynë në lokalin ku ndodhej Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, Xhulio Shkurti, për të ekzekutuar Shkurtin, pas dështimit të atentatit të vitit 2015. Shkurti ishte objektivi i kësaj masakre, i cili është nipi i Aldo Bares. Me automatik në krah ata hynë duke qëlluar dhe lanë të vdekur në vend dy të rinjtë, ndërsa Shkurti në këtë moment, ia doli që të shpëtonte pasi nuk ndodhej aty. Nga ngjarja mbetën të vdekur Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Marius Xhepexhiu, pronar i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar.

 

j.l./ dita