Aplikimet për formularin A1Z, plotësohet në e-Albania, data 3 mars afati i fundit

0
257

Nga data 27 shkurt deri në 3 mars, ata që kanë përfunduar Maturën Shtetërore para vitit 2023 dhe duan të ndjekin studimet e larta këtë vit do të duhet të plotësojnë formularin A1Z. Ky formular u shërben edhe atyre që dëshirojnë të nisin një universitet të dytë.

Prej kësaj të hëne, 27 shkurt, ka nisur plotësimi i formularit A1Z.

Është një formular që u shërben atyre që kanë përfunduar me sukses detyrimet e Maturës Shtetërore para vitit 2023 dhe dëshirojnë të ndjekin studimet e larta apo të fillojnë një universitet të dytë.

Elisabeta Drita, mbikëqyrëse e Maturës Shtetërore në gjimnazin “Qemal Stafa” thotë se procesi nis në portalin e-Albania dhe përfundon në shkollë ku konfirmohen të dhënat.

“Në këtë datë duhet të paraqiten pranë shkollave dhe të sjellin dokumentacionin përkatës.”

Po ashtu maturantëve të këtij viti u jepet mundësia të ndryshojnë apo korrigjojnë të dhënat që kanë plotësuar në formularin A1 në nëntor.

“Ndonjë maturant i cili ka pasaktësi ka të drejtë të bëjë këtë modifikim si dhe lëndën me zgjedhje.”

Afati i fundit për plotësimin e formularit A1Z apo ndryshimin e formularit A1 është data 3 mars.