Bashkia e Fierit, aplikon amnisti fiskale. Qindra biznese që nuk kanë paguar detyrimet për periudhën 2015-2019 përfitojnë përgjysmim të detyrimeve tatimore me kusht që të paguajnë pjesën e mbetur deri ne qershor të këtij viti.
Detyrimet e papaguara te subjekteve për periudhën tatimore përpara vitit 2014 fshihen tërësisht. Njoftimi është bërë një ditë më parë dhe pritet të implementohet gjatë kësaj jave me të dhëna konkrete për vlerën e borxhit që bizneset i detyrohen buxhetit vendor dhe numrin e debitorëve. Të dhënat nga drejtoria e tatimeve ne bashkinë e Fierit flasin për ulje deri në 50 % të detyrimit për periudhën tatimore nga 2015 deri ne 2019
Një numër i lartë biznesesh që nuk kanë paguar detyrimet pas kësaj periudhe përfitojnë falje të
25% të detyrimit nëse paguhet pjesa tjetër e borxhit brenda dhjetorit 2026. Ndërkohë
gjobat dhe kamatëvonesat fshihen për periudhat tatimore ne te cilat shtrihen efektet e ligjit.
Shuhen gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat tatimore 2020-2024 me kusht që te paguhet taksa përkatëse brenda vitit 2026. Falja e borxheve te biznesit nga bashkia e Fierit synon nxitjen e debitorëve për të kryer pagesat e prapambetura përpara se të zbatohen penalitetet përkatëse për mosha shlyerjen e detyrimeve.


