Arbana Osmani ‘tradicionale’ për zgjedhjen e emrit të bebit

0
248

Arbana Osmani është në pritje të ëmbël e duke qënë se këtë periudhë ndodhet në shtëpi, ka vendosur që të bashkëbisedojë me fansat e saj të Instagram-it.

Moderatorja ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të fansave, të cilët janë shumë kurioz të dinë më shumë për jetën private të saj.

Një prej tyre e pyet Arbanën: “E di që është herët për të vendosur, por cilat janë emrat e tu të preferuar për bebin?”.

“Emrat shqiptar”, iu përgjigj Arbana duke treguar kështu se bebushit do i vendosë emër shqiptar, ashtu si edhe djalit të saj të parë, Jonit.

 

 

Një prej fansave e pyeti Arbanën se cili është ushqimi i saj këtë periudhë dhe moderatorja u përgjigj:

“Para ca vitesh jo vetëm që nuk e haja avokadon, por habitesha si e hanin dynjaja dhe pse vallë ky frut ishte aq i shtrenjtë dhe aq pa shije. Pastaj mësova ta marinoj siç duhet dhe do ti më hyri në qejf. Për momentin tostit me avokado nuk i them kurrë jo, që ka zëvendësuar nepse me bukë të thekur me içik djath të bardhë dhe sallam”.

E pyetur se cila është më e mirë, lindja natyrale apo me operacion, Arbana u përgjigj: “Ajo që doktori të thotë është më e mira për ty”.

Nuk dihet ekzaktësisht se sa muajshe është Arbana për momentin mirëpo besojmë se moderatorja mund të jetë në muajt e fundit, ndaj jemi në pritje të lajmit se është bërë nënë për herë të dytë./dosja