Arbitrat shqiptarë në “modë”, UEFA u beson sërish një sfidë të Nations League

0
59

Gjytarët shqiptarë sërish në “modë”. UEFA i beson një treshe arbitrash shqiptarë do të vendosë drejtësi në sfidën mes Estonisë dhe Suedisë, e vlefshme për Ligën C (Grupi 1) të Nations League.

Juxhin Xhaja do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes Estoni-Suedi, që do të luhet më 14 tetor në orën 20:45 në Talin. Arbër Pema dhe Rejdi Avdo do të jenë asistentët e arbitrit kryesor, ndërsa Albert Doda do të jetë gjyqtar i katërt.

Një tjetër vlerësim për arbitrat shqiptar, që këtë sezon kanë drejtuar disa ndeshje në Kupat e Europës.