Kryetari i Qendrës Ndërfetare, Elbasan, Ben Ramkaj, ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, ku komenton vendimin e qeverisë Shqiptare, për të strehuar mijëra afganë në vendin tonë.
Ai shkruan se Shqipëria i ka bërë shumë shërbime SHBA, por megjithatë nuk barazohen me vendimin e luftës së Kosovës nga presidenti Klinton dhe njohja e Kosovës si shtet i pavarur.
Shpresojmë që këto shërbime miqësie të përkthehen dhe në investime Amerikane në Shqipëri si dhe në lëvizjen e lirë të qytetarëve, vijon ai më tej.
Sipas tij, Shqipëria ka ç’të ofrojë në politikën ndërkombëtare dhe ka gjithashtu mundesi të përfitojë atë që i takon, por i vetmi problem është që këtë politikanët tanë ta përdorin si vizion ndërkombëtar dhe jo si shkop shantazhues për kundërshtarët politikë.
“Shqipëria i ka bërë shumë shërbime SHBA. Qysh nga pritja e të kthyerve të Guantanamos,Ujgureve Kinez, pritjen e opozitës Iraniane te kampeve Ashraf dhe pritjen e Afganistanezeve. E sherbime te tjera qe kane të bejne me politiken rajonale.
Te tëra keto qëndrime gezojnë një palë e acarojne palë te tjera në politikbërjen botërore. E megjithatë keto shërbime nuk barazohen në peshore me vendimin e luftës se Kosoves nga presidenti Klinton dhe njohjen e njëanshme të ShBA dhe vendeve perëndimore te Kosovës si republike e pavarur dhe shtet i së drejtës që është triumfi me i madh i kombit Shqiptar ne 100 vitet e fundit.
Shpresojme që këto sherbime miqësie të perkthehen dhe ne investime Amerikane në Shqipëri si dhe ne levizjen e lirë të qytetarëve. Shqipëria ka çtë ofroje ne politikën ndërkombëtare dhe ka gjithashtu mundesi të përfitojë atë që i takon. I vetmi problem serioz që politikanët tane kane është që keto qëndrime të jen vizion kombëtar dhe jo si shkop shantazhues per kundërshtarët politikë.”/CNA.al