Drejtori i policisë së Shtetit në fjalimin e lamtumirës kritikoi drejtësinë e cila e la të lirë Aldi Ramën, vrasësin e nënkomisar Saimir Hoxhës.
“Saimiri dhe policia sot u vranë dy herë nga krimi dhe drejtësia e vjetër. Organizata e policisë është e vetmja që e ka paguar kaq shtrenjtë dhe kjo jo për paaftësinë e punonjësve të policisë. Përkrahja e qytetarëve dhe agjencia e zbatimit të ligjit” tha Ardi Veliu.
Veliu tha se familja e Hoxhës do të ketë në krah të gjithë policinë.