Siç përflitej prej disa ditësh moderatori i njohur Ardit Murataj është bërë pjesë e reality show-t Big Brother Vip .
Menjëherë sapo ka hyrë në shtëpinë më të famshme Arditi është përballur me një zgjedhje nga Vëllai i madh për të zgjedhur një nga banorët e shtëpisë për të jetuar në shpellë së bashku me ta. Zgjedhja e parë e tij ishte Selin.
Nënkupton kjo një lojë të re që do të hapet në Big Brother Vip??
Kjo mbetet për tu parë në vijim.
Ndërkohë sa i takon karrierës së Ardit Muratajt ai vjen nga një eksperiencë e gjatë televizive ku ka drejtuar emisione të shumta të cilat në fokus kanë pasur kryesisht të rinjtë.
Ardit Murataj veçse një djalë i talentuar është gjithashtu një shembull shumë i mirë që do të përfaqësojë Elbasanin në këtë program kaq të dashur për publikun.
Arditi me karakterin dhe vlerat e tij do të sjellë një atmosferë energjike dhe do të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve në shtëpi.


