Ky nektar i ëmbël shpesh është cilësuar si “ari i lëngshëm” dhe si rrjedhojë çmimet e tij mund të jenë të shtrenjta. Megjithatë, ndodh shpesh që çmimi i mjaltit në treg nuk reflekton cilësinë e mjaltit që njerëzit blejnë dhe konsumojnë. Një pjesë e mirë e mjaltit që shitet në mbarë vendin është i rremë.
Ja si të dalloni mjaltin e vërtetë nga ai fallco
1. Mjalti i vërtetë ka grimca të vogla brenda tij, që janë pjesë e polenit, hojeve ose bletëve dhe që janë të ngrënshme. Mjalti i rremë është tepër i kulluar për të qenë i vërtetë.
2. Mjalti i vërtetë është i dendur dhe i trashë, ndërsa ai i rremi është i hollë.
3. Mjalti i vërtetë ka një aromë të ëmbël dhe të kënaqshme, ndërsa mjalti i rremë nuk ka një aromë specifike ose ka mban një erë të thartë.
4. Mjalti i vërtetë nuk ngjit si zamkë kur e fërkon mes gishtave. Ai i rremi nga ana tjetër është plot me ëmbëltues të rremë që e bëjnë të ngjitshëm.
5. Shija e mjaltit të vërtetë është e lehtë dhe shuhet pas disa minutash. Shija e mjaltit të rremë është shumë e ëmbël dhe zgjat për shumë kohë.
6. Mjalti i vërtetë nuk formon bulëza kur ngrohet, por karamelizohet. Mjalti i rremë formon bulëza dhe nuk karamelizohet kurrë.
7. Mundohuni të blini mjaltë direkt nga një bletë-rritës i besueshëm. Tek ata keni mundësinë ta provoni mjaltin dhe të merrni përgjigje të sakta për çdo pyetje në lidhje me mjaltin në shitje.
8. Kujdes me etiketën. Mjalti i vërtetë duhet të përmbajë vetëm një përbërës – mjaltë! Disa prodhues ose kompani shtojnë përbërës të tjerë në listë, shije, ëmbëlsues, aditivë, dhe elementë artificialë.
Ai nuk është mjaltë i vërtetë.
Disa prej aditivëve të shtuar përfshijnë: shurup misri, niseshte, glukozë ose shurup sheqeri.
Produktet që mbajnë emërtime jo fort të qarta në etiketë janë qartësisht shumë larg mjaltit.
Legjislacioni në fuqi, jo domosdoshmërisht detyron shitësit e mjaltit të theksojnë nëse kanë shtuar aditivë tek mjalti, dhe fakti që në një etiketë ju nuk gjeni të shkruar informacione të metejshme, nuk do të thotë që po blini mjaltë të vërtetë.
living