“Arma ishte e mbushur!” U gjet dje i pajetë në automjet, 25-vjeçari i martuar prej 7 muajsh, ja pista e hetimit

0
2

Një i ri rreth 25 vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri ditën e djeshme brenda në makinë në fshatin Balldren të Lezhës. Romario Brunga kishte një plagë me armë zjarri, ndërsa ishin familjarët e tij ata që e gjetën të parët. Sipas informacioneve, një ndër pistat e hetimit është edhe vetëvrasja.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa trupi i pajetë është gjetur dy orë më vonë. Mësohet se Brunga kishte marrë një goditje plumbi në kokë, ndërsa arma me të cilën është qëlluar u gjet brenda automjetit të tij, e mbushur. Ekspertiza paraprake tregon se automjeti nuk ka shenja të dëmtimeve të jashtme, dhe as viktima nuk ka pasur dëmtime të tjera në trup.

Ndërkohë, policia po vijon të marrë në pyetje familjarët dhe të njohurit e tij për të zbuluar nëse 25-vjeçari kishte pasur konflikte apo probleme me persona të tjerë. Gjithashtu mësohet se Romario Brunga ishte martuar në gusht të vitit të kaluar.