Armand Duka jep detyrat për trajnerin: Objektivi ynë është i qartë për të marrë pjesë në “EURO 2024”

0
120

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka para mediave deklaroi se objektivi kryesor me nënshkrimin e trajnerit brazilian është kualifikimi për në “EURO 2024”. Sipas tij, Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të arritur këtë objektiv.

“Sot jemi në këtë komunikim publik për të mbyllur një cikël nën trajnimin e Rejës dhe duke nisur me një staf të ri dhe objektiva të qarta. Në fillim doja të falënderoja Rejën dhe stafin e tij për të gjitha rezultatet dhe punë, për përkushtimin dhe gjithçka që ka dhënë për kombëtaren. Bilanci i tij i fitoreve dhe humbjeve është i barabartë. Ka bërë punë të mirë në punën e ekipit shqiptar. Shpeshherë ka qenë i kritikuar, por gjithsecili ka këndvështrimin e vet. Edhe njëherë do të doja ta felenderoja tashmë ish-trajnerin e ekipit Kombëtar gjatë këtyre 3 vite e gjysmë. Reja ka qenë një nga bashkëpunëtoret më të mirë të FHSF-së dhe do të vazhdojë të jetë i tillë për të gjithë neve. Në staf janë dy ish-futbollistë të njohur, njëri i Argjentinës dhe njëri i Brazilit. Kemi arritur një marrëveshje deri në fund të Europianit. Objektivi ynë është i qartë për të marrë pjesë në EURO 2024. Mundësitë janë dhe do të bëjmë maksimumin e mundshëm. Unë do t’ia lë fjalën trajnerit”, tha Duka.

Ai theksoi se kontrata 18-mujore është mjaftueshëm për të caktuar nëse FSHF-ja do vazhdojë më tej bashkëpunimin me trajnerin Sylvinho.

“Duam të arrijmë në Eurpioan, dhe me këtë staf besojmë se është e mundur. Ky ka qenë objektivi kryesor. Kontrata jonë është e lidhur me objektivat e 2024. Duke parë punën, me këtë ne jemi nisur dhe 18 muaj janë mjaftueshëm për t’u bindur’, tha ai.