Armand Duka zgjidhet President i Federatës Shqiptare të Futbollit

0
168

Armand Duka zgjidhet President i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ky është mandati i 6-të i Dukës në krye të institucionit të futbollit

Duka do të qëndrojë edhe për 4 vitë të tjera në krye të FSHF-së. Armand Duka mori 37 vota, ndërsa Sulejman Starova 4 të tilla. 2 vota dolën të pavlefshme.

Të pranishëm në këtë Asamble ishin 43 delegatë me të drejtë vote nga 55 në total. Duka u shpall fitues që në raundin e parë teksa siguroi shumicën e votave.

Në garë për kreun e FSHF-së ishte edhe Dritan Shakohoxha, i cili nuk ka qenë i pranishëm sot në asamble.

Pas fitores Duka u shpreh: “Jam i emocionuar dhe i obliguar për këtë votëbesim. Secili mund të ketë vërejtje për mua, por do t’i respektoj dhe do të mundohem t’i korrigjoj gjatë drejtimit të katërvjeçarit të radhës.

Do të shmang me sportivitet shpifjet dhe ofendimet. Dëshiroj të lë pas çfarë kemi kaluar në këto muaj për t’u përqendruar te futbolli. Ju falenderoj për besimin dhe do të jem krah jush në katër vitet e ardhshme”.