Armë dhe municion në banesë, një i arrestuar në Tiranë, i dënuar më parë në Gjermani për vrasje

0
2

Një person është arrestuar në Tiranë pas një operacioni të zhvilluar për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrolleve në banesë janë gjetur armë zjarri dhe municion luftarak. I arrestuar rezulton i dënuar më parë në shtetin Gjerman për vrasje.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.