Armë, municion luftarak, kokainë e peshore elektronike, pranga 2 personave

0
140

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona të cilët janë kapur duke lëvizur me armë me vete.

Blutë e kryeqytetit finalizuan operacionin “Similar”  në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. R., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; J. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Policia pas informacioneve se me një mjet tip “Opel”, lëviznin persona të armatosur kanë ndaluar automjetin e dyshuar , me drejtues shtetasin A. R. dhe pasagjer shtetasin J. B.  në afërsi të vendit të quajtur “Pallati me shigjeta”

Gjatë kontrollit të automjetit, punonjësit e Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. R., në rrugën “Jaho Gjoliku”, u gjetën sasi municioni luftarak, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë e ndarë në doza, pajisje që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe dy peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit pistoletë dhe automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.