Fundjava që sapo kaluam ishte e mbushur me projekte të reja muzikore dhe plotë surpriza nga këngëtarët e dashur për publikun shqiptar.
Artistët e dinë shumë mirë se publiku ka nevojë për surpriza dhe projekte të bukura gjatë fundjavave e sidomos në verë.
Prandaj dhe na servirën këngët e tyre më të reja, duke filluar me bashkëpunimin e Alban Skënderaj dhe Elgit Doda me “Parajsa ime 2”.
Videoklipi përkufizon verën, me det, rërë, gjelbërim, lojëra me top, kërcim dhe shumë muzikë. Vokali melodioz i Alban Skënderaj dhe Elgit Dodës, përcjellin freskinë dhe atmosferën e rinisë dhe verës. Teksti bën fjalë dashurinë, që këngëtarët e cilësojnë si parajsë dhe për bukurinë shpirtërore, për esencën e marrëdhënies.
“Me ty nina, jeta jonë si në filma”, nisin këngën e re dy artsitët, Flori Mumajesi dhe Klajdi Haruni.
Një këngë ritmike, melodioze, me një tekst me rima, i cili të fiksohet direkt dhe është e pamundur mos e këndosh.
Edhe ky projekt premton shumë për publikon shqiptar. Është një këngë mjaft energjike dhe sigurisht, do të kërcehet dhe do të dëgjohet gjatë gjithë verës.
Qershia mbi tortë e fundjavës ishte ‘Alo’ e Ronela Hjatit dhe Vig Popa. Një projekt dinamik, ashtu si kur Ronela është. Kënga bën fjalë për të dashuruarit dhe rëndësinë që kanë ‘alot’ për çiftet në një lidhje.
Po juve cili projekt ju pëlqen më shumë?