Arratisja e çmendur i merr jetën të riut shqiptar, shoku pasagjer dënohet me burg: Si ndodhi aksidenti

0
135

“Arratisja e çmendur” në timon i ka marrë jetën të riut shqiptar Redon Abazi. Sipas medieve italiane 26-vjeçari shqiptar humbi jetën gjatë arratisjes më 7 Qershor, në Boshtin Median, në kryqëzimin Gricignano d’Aversa.

Miku i tij, Behar Roshi që ndodhej bashkë me të në makinë ka mundur që të shpëtojë por është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë në momentin kur ndodhi aksidenti.

Në momentin e arrestimit, ai u ka bërë rezistencë policëve. Kësisoj gjykata ka dhënë ndaj tij dënimin me 4 vjet e 2 muaj burg për dënime të vjetra për rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe shkelje të rregullave të emigracionit.

Gjatë seancës gjyqësore i riu shqiptar ka deklaruar se nuk ishte ai në timon për të shmangur fajin.

I gjithë aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë. Roshi dhe Abazi nuk u ndaluan karabinierëve të cilët u kërkuan që të ndalonin. Ata nuk u ndalën, por drejtuan makinën si të çmendur.

/abcnews.al