Policia e Kukësit reagon pas “zhdukjes” së këngëtares Fjolla Morina, nën akiuzë për “Trafikim të armëve dhe municioneve”.
34-vjeçarja ka shkelur masën e sigurës “arrest shtëpie”, vendosur nga Gjykata e Kukësit, dhe është larguar nga banesa.
Sipas policisë, këngëtarja tani do të akuzohet edhe për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit“.
Policia Kukës: Më datë 20.01.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, në ngarkim të shtetases F. M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila është me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës Parë Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk është gjetur në banesë. Po punohet për kapjen e saj.
Kujtojmë se vetëm katër ditë më parë Fjolla Morina festoi në një lokal jashtë Kukësit ditëlindjen e partnerit të Fisnik Syla, nga ku publikoi në rrjetet sociale foto nga festa.
Nuk dihet nëse ka ndonjë leje të posaçme që mund ti ketë mundësuar asaj festën jashtë banesës apo ishte sërish në shkelje të masës së sigurisë.
Hera e fundit kur ajo u pa në gjykatë ishte seanca e 12 janarit ku Fjolla Morina, pranoi të gjykohet me gjykim të shkurtuar, me qëllimin e vetëm për të përfituar uljen e dënimin në masën 1/3.
Ndërsa për të dashurin e saj, Fisnik Syla dhe shoferin e këtij të fundit Fitim Muji, gjykata e Kukësit vendosi të pushojë hetimet për shkak se nuk kishte prova që ata ishin të implikuar në këtë histori.
/a.r,OraNews