Arrestimet në Morinë, Alibeaj: Konfirmim i akuzave të PD, kjo qeveria është e korruptuar në çdo qelizë

0
106

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar si konfirmim të akuzave të PD-së korrupsionin në policinë kufitare të Morinës, ku u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Posaçme dhjetëra policë.

Sipas Alibeajt zbulimi i autoriteteve të Kosovës që solli operacionin e SPAK, për rrjetin e kontrabandës është prova e shpërhapjes së korrupsionit në çdo qelizë të qeverisë së Edi Ramës.

Kreu i grupit të PD, thekson se kjo qeveri e ka kthyer  policinë në shërbëtore të krimit, ndërsa shton se PD  e ka denoncuar me zë dhe figurë këtë fenomen.