Arrestimi i Dumanit, Drejtuesit e Policisë dhe Prokurorisë “ngujohen” në Elbasan

0
2067

Drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë  prej më shumë se 20 orësh janë “ngujuar” në Drejtorinë e Policisë në Elbasan, ku po punojnë për zbardhjen e hetimit të ngjarjes së një dite më parë, ku u bë i mundur edhe arrestimi i të shumëkërkuarit Nuredin Dumani, ndaj të cilit rëndon akuza për 7 vrasje.

Drejtori i Policisë Elbasan Ardian Çipa, Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, dhe Prokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi prej 20 orësh janë në takim ku po bëjnë një analizë të thelluar të përplasjes me armë ditën e martë në Papër të Elbasanit, ku mbeti i plagosur Nuredin Dumani, i cili u arrestua disa orë më vonë në një apartament në Fier.

Përveç Dumanit policia arrestoi edhe Hajredin Hoxhën.

Ndërkohë që në komisariat mbrëmjen e djeshme u shoqërua edhe një grua e njohur si mikesha e Dumanit, ndërsa të mërkurën janë shoqëruar edhe 3 persona të tjerë të cilët dyshohet se kanë dijeni për aktivitetin e Dumanit.

/Abcnews.al/