Arrestimi i Sami Demës, dhoma e Avokatisë Lezhë: Show, SPAK shkeli parimet e drejtësisë

0
332

Ka reaguar Dhoma Vendore e Avokatisë Lezhë në lidhje me arrestimit e një dite më parë të kreut të kësaj dhome, Sami Dema.

Në reagim, Shaqe Marinaj, nënkryetare e Dhomës së Avokatisë në Lezhë shprehet se arrestimi është në show dhe cenim i profesionit të Avokatit në Republikën e Shqipërisë.

Marinaj shton se Drejtësia e Re dhe SPAK po shkel më të dyja këmbët të gjitha parimet mbi të cilat duhej të bazohej drejtësia.

Shaqe Marinaj: Arrestimi i kryetarit të Dhomës Vendore të Avokatisë Lezhë, që përfaqëson tre rrethe është show dhe cenim i profesionit të Avokatit në Republikën e Shqipërisë. Drejtësia e Re u betua se do të ngrihej mbi parimet e deklaratës universal për të drejtat e njeriut, barazinë para ligjit.

Por SPAK vërtetoj tërësisht të kundërtën, duke shkelur me të dyja këmbët të gjitha parimet mbi të cilat duhej të bazohej drejtësia. Përse masa e sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë? Pse nuk janë ezauruar procedurat për njoftimin e të akuzuarit dhe të njoftohej të marrë pjesë në seancën e vlershmit të arrestimit?

Që të kuptohet nëse ka vepër penale, absolutisht duhet të marrë dënimin përkatës sipas ligjit, por në asnjë mënyrë nuk pajtohem me show të drejtësisë dhe me nëpërkëmbjen e një profesioni kaq fisnik, siç është ai i avokatit. Me këtë rast të paprecedent i bëj thirrje të gjithë kolegeve të protestojmë, në krah të respektimit të ligjit, e të respektimit të të drejtave të njeriut si dhe vënien në vendin e duhur të drejtat dhe figurën e profesionit të avokatit në Republikën e Shqipërisë.

ORA TV