Pas arrestimit të majorit të ushtrisë shqiptare në Holandë në dyshimin se gjatë aksionit të NATO-s kishte ndërtuar një shtëpi bari, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Ministria e Mbrojtjes.
Pas publikimit të lajmit nga Top Channel, ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se janë në pritje të raportit nga autoritetet holandeze. Ndërkohë që pritet raporti përfundimtar, ata e kanë ndaluar majorin të ushtrojë detyrën e tij dhe e kanë urdhëruar të kthehet menjëherë në atdhe.
Ministria e Mbrojtjes thekson se po bashkëpunohet me autoritetet holandeze për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave përkatëse ligjore në vijim.