Arrestohen 3 hajdutët nga Elbasani, kryen vjedhje te pushuesve ne Sarandë

0
706

Policia e Sarandës në bashkëpunim me atë të Elbasanit kanë shkatërruar një bandë hajdutësh prej tre personash nga Elbasani të cilët kishin bërë kërdinë me vjedhjen e pushuesve gjatë sezonit të verës në Sarandë dhe Ksamil.

Janë 14 vjedhje të dokumentuara të ndodhura gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator.

Ata vidhnin vlera monetare dhe sende personale, në banesa dhe hotele të pushuesve.

-Nazmi Liçi, 25 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprat penale të “Plagosjes” dhe “Vjedhjes”.

-Erion Bylykbashi, 30 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”.

-Ani Lici, 22 vjeç, banues në Elbasan.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 14 vjedhjeve të ndodhura më parë, në Sarandë dhe Ksamil gjatë periudhës korrik-shtator 2021.Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë vjedhur në 13 raste shuma parash dhe sende personale të pushuesve vendas e të huaj duke u marrë portofolët në banesat që kishin marrë me qera apo në dhomat e hoteleve ku ata pushonin si dhe në një rast  kanë vjedhur një shumë parash në një subjekt” njoftoi policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i përdorur nga autorët për realizimin e vjedhjeve, konkretisht automjeti tip “BMW” në posedim të shtetasit Ani Lici.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për  veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

Vjedhjet për të cilat akuzohen

Më datë 04.07.2021, kanë vjedhur nje çantë me sende personale dhe një shumë parash.

Më datën 05.07.2021, kanë vjedhur  një shumë parash në banesën e shtetasit A. N.

Më datë 08.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në subjektin në pronësi të shtetasit V. C.

Më datë 09.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit K. Z.

Më datë 17.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit A. B.

Më datë 17.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende personale në banesën e shtetases A. DH.

Më datë 20.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit H. S.

Më datë 22.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën me qera të shtetasit polak  M. G.

Më datë 23.08.2021, kanë vjedhur  një shumë parash në një dhomë hoteli.

Më datë 25.08.2021, kanë vjedhur  një shumë parash në një dhomë hoteli.

Më datë 01.09.2021, kanë vjedhur  një shumë parash në një dhomë hoteli.

Më 03.09.2021, kanë vjedhur  sende personale dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A. K.

Më datë 03.09.2021, kanë vjedhur sende personale dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A.T.

Më datë 04.09.2021, kanë vjedhur  një shumë parash në një dhomë hoteli.