Arrestohen 3 persona në Elbasan

0
389

Tre persona janë vënë në pranga, një është shpallur në kërkim dhe një tjetër është proceduar penalisht në Elbasan.

Në flagrancë është arrestuar A.B., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik nga punonjësit e Policisë së Forcës së Posaçme “Shqiponja”, i janë gjetur dhe sekuestruar  6 doza lëndë narkotike e dyshuar të llojit cannabis-sattiva dhe një aparat celular.

29 vjeçari ushtronte veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkoitke në doza të vogla.

Po ashtu, në flagrancë janë arrestuar E.H., 21 vjeç, banues në fshatin Shenmëhill, pasi është kapur duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi. Dhe, S.D., 19 vjeç, banues në fshatin Godolesh, pasi është kapur duke drejtuar motomjetin pa targa dhe i pa pajisur me leje drejtimi .

Vijon…

Njoftimi:

DVP Elbasan

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Policisë së Forcës së Posaçme “Shqiponja”, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 doza lëndë narkotike e dyshuar të llojit cannabis-sattiva dhe një aparat celular. 29 vjeçari ushtronte veprimtrai kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkoitke në doza të vogla.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan , u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E.H., 21 vjeç, banues në fshatin Shenmëhill, Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

S.D., 19 vjeç, banues në fshatin Godolesh, Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar motomjetin pa targa dhe i papajisur me leje drejtimi .

Në kuadër të punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të prerjes së paligjshme të pyjeve, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazh në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finaciar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u procedua penalisht për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi A.Rr., 48 vjeç, banues në fshatin Stravaj, Librazhd, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar 50 m3 lëndë drusore, për një subjekt pa dokumentacionin përkatës.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit dhe po punohet për kapjen e shtetasit G.M., 45 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Haxhas”, Elbasan në parcelen e tij ka ndezur zjarr , i cili me pas ka marrë përmasa dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë frutor të ndryshme dhe ullinj.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.