Arrestohen disa persona në Elbasan

0
2

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Peqin/Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet celularit, dhe gjatë shoqërimit kundërshtoi me forcë, punonjësit e Policisë, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin, gjatë kontrolleve të ushtruara për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar një rast të kësaj veprimtarie, për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi B. Rr., 20 vjeç, banues në Peqin.

Gjatë kontrollit në lokalin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 celular me faqe që shërbenin për të organizuar lojëra fati, si dhe foto të biletave të basteve sportive. Gjatë veprimeve procedurale, ky shtetas ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin G. Dh., 30 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. 30-vjeçari, gjatë një konflikti të çastit në ambientet e një lokali, në lagjen “Kongresi”, ka goditur me sende të forta shtetasin S. B., 43 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën;
-E. V., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar kabinën e matësve të ujit në fshatin Godolesh.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 34 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Dje, është paraqitur për mjekim, në spital, shtetasi H. Ll., 24 vjeç, i cili dyshohet se është asfiksuar nga prania e gazrave, gjatë punës në magazinën që administron shtetasi A. B.. 24-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-I. B., 64 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje;
-B. K., 32 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasi R. Gj., se 32-vjeçari, me vetëgjyqësi, nuk e ka lejuar të futet te prona e tij;

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. M., 43 vjeç dhe R. M. (vëllezër), pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive pronësie.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Ç. M., 60 vjeç, pasi dyshohet se nga pakujdesia, ka shkaktuar zjarr dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe kullote në malin Gribë. Po punohet për kapjen e shtetasit Ç. M..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.