Tre persona janë arrestuar, pasi dyshohet se janë autorë të disa grabitjeve në qytetin e Lushnjës.
Në pranga kanë rënë Niko Zaimi, 36 vjeç, (i dënuar më parë për vjedhje), Erion Kondi, 40 vjeç dhe Klaudjo Myrtja, 27 vjeç, të tre banues në Fier.
Sipas policisë “3 autorët e grabitjes kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin, gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen “Kadri Qystri” dhe kanë vjedhur biznesin në pronësi të shtetasit D. Sh., në lagjen “Loni Dhamo”, banesën e shtetases N. K. dhe në lagjen “Kadri Qystri” si dhe kanë tentuar të vjedhin biznesin në pronësi të shtetasit A. S.”
Gjatë operacionit, policia ka bërë sekuestrimin e shumës prej 3830 euro, 40 paund, 125.200 lekë të rinj, disa bizhuteri, 3 aparate celularë, paisje që përdoreshin nga autorët për të kryer vjedhjet si dhe automjeti i cili gjithashtu përdorej nga këta shtetas për të kryer vjedhjet.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.
ora