Arrestohen të rinjtë në Elbasan,dy rrahen baballarët dy nënën dhe motren

0
411

Dhuna në familje po raportohet si problem çdo ditë. Së fundmi policia ka arrestuar 2 të rinj për dhunë ndaj baballarëve dhe për dhunë ndaj nënës dhe motrës.

“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. H., 29 vjeç, banues në fshatin Stanaj, Belsh, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike, në mënyrë të përsëritur, ndaj babait të tij, shtetasit S. H.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin J. A., 31 vjeç, banues në lagjen “Sporti”, Gramsh, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës se tij, shtetaseve V. D., dhe L. Ll.

-A. H., 17 vjeç, banues në fshatin Hysë, Belsh, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit Sh. H”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al