Arrestohen tre adoleshentë të dyshuar për vrasjen e të pastrehut në Gjermani, njëri prej tyre kishte filmuar ngjarjen

0
215

Tre adoleshentë u arrestuan si të dyshuar për vrasjen në Gjermani të një burri të pastrehë, të cilin njëri prej tyre me sa duket e ka filmuar, thanë autoritetet të premten.

Një kalimtar gjeti trupin e viktimës të enjten në një livadh në Horn-Bad Meinberg, një qytet në një rajon rural të Gjermanisë perëndimore, shkruajnë mediet e huaja.

Dhe të premten, policia dhe prokurorët thanë në një deklaratë se një djalë 14-vjeçar dhe dy 15-vjeçar u arrestuan si të dyshuar.

Ata thanë se të dyshuarit dhe burri dukej se ishin takuar rastësisht, duke theksuar gjithashtu se kishin një video të krimit, e cila besojnë se ishte filmuar dhe shpërndarë nga njëri prej të dyshuarve.

Prokurori Alexander Goerlitz, i tha agjencisë gjermane të lajmeve dpa se dy 15-vjeçarët kishin pranuar se kishin përdorur dhunë ndaj burrit.