Arrestohen tre shqiptarë, goditën për “vdekje” emigrantin në Itali! Shkak i sulmit dyshohet të jenë pazaret e drogës

0
125

Tre shqiptarë sulmuan dhe goditën me thikë një Gambian në Pontecagnano, Itali dhe pasi u arrestuan nga Karabinierët ata akuzohen për tentativë vrasje.

Siç raportohet, episodi ka ndodhur dje në via Mar Ionio. Burri u transportua në spitalin “Ruggi” në Salerno ku ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetesore për shkak të dëmtimeve të marra në pjesë të ndryshme të trupit.

Karabinierët u alarmuan nga një kalimtar i rastit, i cili ishte dëshmitar i sulmit. Falë deklarimit të bërë, ushtarakët kanë arritur të identifikojnë autorët dhe t’i arrestojnë. Bëhet fjalë për tre shqiptarë, të cilët pas hetimeve u transferuan në burgun e Fuornit.

Po vijojnë hetimet për të kuptuar motivin, por nuk përjashtohet që të jetë një larje hesapesh mes të huajve të lidhur me trafikun e drogës.