Arrestohen tre vëllezër në Pogradec, plagosën rëndë 26-vjeçarin për motive të dobëta

0
114

Ditën e sotme nga Policia e Pogradecit  janë vënë në pranga tre shtëtas  për ‘Plagosje të rëndë me dashje’.

polici janë shoqëruar shtetasit me iniciale  R. O., 28 vjeç, R. O., 30 vjeç dhe Xh. O., 23 vjeç (vëllezër) banues në Pogradec kanë qëlluar me thikë shtëtasinn E. H., 26 vjeç, i cili është dërguar drejt spitalit të traumës .

 

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta siç raportohet.

Aktualisht nw kërkim është vëllai i të plgosurit  A.H 31 vjeç dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një mbajtëse metalike.

 

 

 

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë/Vihen në pranga tre shtetas

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit R. O., 28 vjeç, R. O., 30 vjeç dhe Xh. O., 23 vjeç (vëllezër) banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Këta tre shtetas, mbrëmjen e djeshme, në një lokal, në lagjen nr. 2, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet së kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. H., 26 vjeç, banues në Pogradec, i cili u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale të kryera për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 31 vjeç (vëllai i shtetasit E. H.), banues në Pogradec, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në lokalin e tij (vendi i ngjarjes), u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti (dorezë metalike).

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë sipas policisë autorët dhe i plagosuri kanë pasur një konflikt për motive të dobëta . Ende nga ana e policisë nuk jepen detaje por të tre të arrestuarit pjesë e konfliktit ku u dëmtua 26 vjeçari E.H janë vëllezër. Bëhet fjalë për Reli Oshafi Redjol Oshafi dhe Xhoni Oshafi të cilët kanë plagosur 26 vjeçarin i cili është tranportuar drejt Tiranës për mjekim por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Në gjendje të lirë po procedohet edhe vëllai i të plagosurit i cili në vendin e ngjarjes, pra në lokal i është gjetur edhe një mbajtëse metalike.