Policia e Kavajës arreston një 60-vjeçar për ngacmim seksual ndaj nje të miture.
Sipas njoftimit, 60-vjeçari me iniciale A.SH ka rënë në pranga pasi ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare.
Njoftimi i policisë:
“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.SH., 60 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht, një shtetase të mitur 13 vjeçe”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
ora news