Një 19 vjeçar është arrestuar në fshatin Grudë e Re në Shkodër pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar motorin, të cilin rezultoi se e drejtonte pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë gjykatës në Shkodër, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në menyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”./abcnews.al