Arrestohet 34-vjeçari në Gjirokastër, u kap me drogë dhe thikë në automjet

0
97

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar qytetarin me iniciale E.K 34-vjeç banues në Përmet.

Gjatë kontrollit qytetarit i është gjetur një thikë dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar si kokainë.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Gjirokastër/Konstatohen dhe goditen 3 raste në fushën e narkotikëve, vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër, si rezultat i kontrolleve me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve:

-arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në Përmet, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që ky shtetas drejtonte, u gjet një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e 34-vjeçarit, u gjet 1 armë e ftohtë (thikë), që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku, me sasinë e lëndës narkotike.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.